Sami Lushtaku uron veteranët, publikon foto me Adem e Hamëz Jasharin

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 13:07
Sami Lushtaku uron veteranët, publikon foto me Adem e Hamëz Jasharin

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar veteranët për ditën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lushtaku ka publikuar foto me Adem Jasharin e Hamës Jasharin.

Ai ka thënë se ata lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës dhe guxuan të përballen me vdekjen.

“Bashkëluftëtarëve që në ditët më të vështira guxuan të përballen me vdekjen. Atyre që lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës. Gëzuar 30 Dhjetorin – Ditën e Veteranëve!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

(Kosova Sot Online)