Mitrovica e Veriut ndan mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet e janarit të këtij viti

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 16:36
Mitrovica e Veriut ndan mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet e janarit të këtij viti

Komuna e Mitrovicës ka ndarë subvencione për 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore, përcjell “ Sot Online”.

Po ashtu, nga kjo komunë kanë subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.

Në njoftim thuhët se programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike.

Njoftimi i plotë:

Në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes mbështetjes direkte financiare me subvencione, ka ndihmuar qindra qytetarë të Mitrovicës, përfshirë të porsalindurit, qytetarët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe popullatën e prekur nga vërshimet e janarit 2023.

– Zyra e kryetarit Atiq ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.

– Po ashtu kemi subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.

– Janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5300 €.

“Programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike”- thuhet në njoftimin zyrtar.

(Kosova Sot Online)