Arrestohet një person në Lipjan, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 09:05
Arrestohet një person në Lipjan, kjo është arsyeja

Pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, është arrestuar një person në Magure të Lipjanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“DHUNË NË FAMILJE- Magure, Lipjan / 30.12.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)