Kapet nga policia - kombi me mall të kontrabanduar

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 10:49
Kapet nga policia - kombi me mall të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka kapur mbrëmë në mesantë një kombi me mall të kontrabanduar që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në mesnatë, pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) -Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicë të komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri.” 

“I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike”, zbulon Policia.

(Kosova Sot Online)