Ulutas: Ushtarët e misionit të NATO-s janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo sfide

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 12:29
Ulutas: Ushtarët e misionit të NATO-s janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo sfide

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka deklaruar se presin nga Kosova që të respektohet kërkesa për njoftim paraprak të tij si komandant i KFOR-it para çdo vendosje të FSK-së apo njësive speciale të Policisë së Kosovës në Veri që mund të ketë ndikim në sigurinë e rajonit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ulutas i pyetur për Veriun, është shprehur se KFOR i merr shumë seriozisht incidentet në Veri, të më hershmet dhe gjithashtu edhe sulmin në Banjskë dhe potencon se presin që autorët të vihen para drejtësisë. Ushtaraku turk që ka KFOR-in nën komandën e tij ka folur edhe për vizitën që ka pasur në Serbi dhe takimin me shefin e ushtrisë serbe atje.

Ulutas ka dhënë garancinë e tij se KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet për t’i parandaluar eskalimet dhe se ushtarët e misionit të NATO-s janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo sfide. 

Në fund sa i përket sfidave të vitit 2024, Ulutas ka thënë se KFOR zotohet se përmes përpjekjeve të përditshme të vazhdojë të ofrojë kornizën e sigurisë në mënyrë që dialogu i lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.

(Kosova Sot Online)