Osmani: Sot do t'i vizitojë institucionet e shëndetësisë dhe ato të sigurisë

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 12:56
Osmani: Sot do t'i vizitojë institucionet e shëndetësisë dhe ato të sigurisë

Për planin e saj për ditën e fundit të vitit, ka folur presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se sot bën vizita nëpër institucionet e shëndetësisë dhe ato të sigurisë, ndërsa në mbrëmbje do të mblidhet me familjen e saj për të festuar.

“Në fundvit, data 31 dhjetor është kombinim i vizitave të institucioneve që janë kujdestare që merren me shëndetin tonë edhe me sigurinë tonë. Sepse shumë prej këtyre heronjve të përditshëm, përderisa ne e festojmë ndërrimin e mot-moteve me familje, ata janë në detyrë, janë në punë. Kështu që detyra ime është që të dal gjatë ditës, dhe t’i falënderoj për këtë punë që e bëjnë”, tha Osmani.

“Për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat,  prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)