KFOR-i në diën e fundit të vitit 2023 kryen stërvitje në Ujman

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 14:32
KFOR-i në diën e fundit të vitit 2023 kryen stërvitje  në Ujman

Sot gjatë një periudhe katër orëshe toga e lagunarit simuloi një patrullë me aktivitete të tjera të kombinuara amfibe dhe gjithashtu simuloi një ulje në një mjedis jo lejues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO me Regjimentin 186-të Italian Paracadutisti “Folgore”, së fundi kreu stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit”, thuhet në njoftim të KFOR-it.

KFOR-i njofton, si zakonisht, se “vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

(Kosova Sot Online)