Vuçiq: Presioni më i madh për çështjen e Kosovës do t’i bëhet Serbisë në janar

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 15:06
Vuçiq: Presioni më i madh për çështjen e Kosovës do t’i bëhet Serbisë në janar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që “presioni më i madh” për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiq ka thënë se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm.

“Pasi ashtu mendojnë se do të fitojnë ndonjë votë shqiptare apo ku ta di se çfarë, pasi ata janë të gjithë njerëz që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur, por janë lobistë të dalluar shqiptarë. Vetëm këtë duhet ta dinë njerëzit në Serbi. Ata që janë në anën e një liste, ‘Serbia kundër dhunës’ e kritikojnë qeverinë në Beograd, 95 për qind e tyre janë lobistë të shquar shqiptarë”, tha Vuçiq, duke përmendur edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiq tha se përgjigja e tij për zyrtarët evropianë mbetet e njëjtë “dhe s’mund të interepretohet në mënyrë tjetër”.

Ai ka thënë se interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”.

(Kosova Sot Online)