Haziri del me njoftim: Një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit janë pa rrymë

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 17:00
Haziri del me njoftim: Një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit janë pa rrymë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka njoftuar se qytetarët e e kësaj komune dhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike prej orës 09:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, shkroi Haziri në Facebook.

Haziri shkroi se qytetarët po përballen me një “mashtrim të madh”.

“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të frohta e terr ne ditën e fundit të vitit!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)