Pa viza, sot në orën 8:00 të mëngjesit bëhet fluturimi i parë

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 07:39
Pa viza, sot në orën 8:00 të mëngjesit bëhet fluturimi i parë

Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen, transmeton "Kosova Sot Online".

Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë sot në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

(Kosova Sot Online)