Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 07:52
Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përpos Spanjës, përcjell "Kosova Sot Online".

Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë sot në orën 8:20 të mëngjesit.

Ndërkaq një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë me fillim nga ora 10:30, pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

(Kosova Sot Online)