Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do t’i përshëndesin qytetarët e parë në aeroport që do të udhëtojnë pa viza

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 08:33
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do t’i përshëndesin qytetarët e parë në aeroport që do të udhëtojnë pa viza

Qytetarët e Kosovës nga sot do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërkaq sot nga aeroporti i Prishtinës do të udhëtojnë pa viza qytetarët që ishin përfitues të kuizit nga Bashkimi Evropian.

Të pranishëm në aeroport do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, të cilët do të përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza falas.

(Kosova Sot Online)