Kështu e pritën vitin 2024 disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 09:23
Kështu e pritën vitin 2024 disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbrëmë për ndërrimin e moteve ka vizituar disa nga pjesëtarët e PK-së të cilët nata e Vitit të Ri i gjeti larg familjeve të tyre, por në krye të detyrës për të ofruar siguri e rend në vend, përcjell "Kosova Sot Online".

“Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore në mënyrë sa më profesionale".

(Kosova Sot Online)