Prishtinë: Për Vitin e Ri gruaja rrahet nga burri i saj

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 09:49
Prishtinë: Për Vitin e Ri gruaja rrahet nga burri i saj

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bshkëshorti i saj.

Lidhur me këtë ngjarje, i dyshuari  është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

 Prishtinë   31.12.2023 – 08:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)