Kryeministri Kurti: Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 11:01
Kryeministri Kurti: Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryeministri uroi liberalizimin e vizave “për herë të fundit”.

“Të gjithë qytetarëve edhe një herë urime Viti i Ri 2024 e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave. Ju faleminderit e gëzuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)