Begaj uron liberalizimin e vizave: Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, përcjell "Kosova Sot Online".
Begaj ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Tutje, begaj ka shkruar se shpreson që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”
(Kosova Sot Online)