Bislimi: 1 janari shënon fillimin e proceseve të rëndësishme të cilat po ndodhin për herë të parë

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 14:26
Bislimi: 1 janari shënon fillimin e proceseve të rëndësishme të cilat po ndodhin për herë të parë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se 1 janari i vitit 2024 ka shënuar fillimin e proceseve të rëndësishme për vendin, përcjell "Kosova Sot Online".

Bislimi përmendi liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë të qytetarëve me targa “RKS” në Serbi dhe fillimin e pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se këto 3 procese që kanë filluar nga sot dhe procese tjera gjithmonë janë në shërbim të interesave të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)