Dogana konfiskon 145 kilogram duhan që po vinte nga Shqipëria

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 15:20
Dogana konfiskon 145 kilogram duhan që po vinte nga Shqipëria

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërise, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht.

“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës. Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)