Ky është i riu që e la Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza: Mirupafshim vendlindja ime

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 10:28
Ky është i riu që e la Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza: Mirupafshim vendlindja ime

Një epokë e re e udhëtimeve pa pengesa ka nisur për në zonën Shengen, me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë që kjo sjell festim dhe gëzim për shumë, shqetësimet rreth largimit të zyrtarëve të pakënaqur, shtohen.

Një nga qytetarët e parë që ka lënë vendin është Hikmet Bajrami, një zyrtar policor, i cili u përshëndet sot me familjen dhe miqtë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar: “Mirupafshim vendlindja ime”.

 

Ndërsa, nëna e tij, shkroi poezi për të në rrjetet sociale.

Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’ ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda, e që më të vështirën ma bëri atë fjalë:

“Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!”

M’kujto Vatan…

Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman,

me një valixhe n’dorë pa lëshuar zë Vatan,

m’kujto të lus ngase aq larg do t’shkoj,

me ashkun e zemrës çdoherë do të mbuloj!

M’kujto si fëmijë tëndin çdoherë,

m’kujto çdo dimër, vjeshtë, verë e pranverë,

aman m’kujto thjeshtë veç si një udhëtarë,

që shkon dhe kthehet prap tek ti si më parë!

M’kujto si një ashik me sy të përlotur,

nga vendi i larguar por me të kurrë i ngopur,

m’kujto se prapa lash babë e nanë,

s’të tradhëtova kurrë më beso vatan!

M’kujto kur aty lash ëndrrën time përgjysmë,

e pikëllimi mundohet nga jashtë lumturi të qëndisë,

m’kujto aty në pëshpëritjen e thellë të natës,

kur Zotit i thoja se dua rrugën e mërgatës!

M’kujto si i sakatosur por jo i marrosur,

me mallë i pikturuar e mërzi i prangosur,

e lus Zotin si shqiptar për këtë tokë të larë me gjak,

të m’i bëj qefinit tim dheun tënd kapak!

(Kosova Sot Online)