A u fuqizua pasaporta e Kosovës pas liberalizimit të vizave?

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 08:12
A u fuqizua pasaporta e Kosovës pas liberalizimit të vizave?

Pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore, pas liberalizimit të vizave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga vendi i 91-të që ishte deri dje në ranglistën botërore, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta kosovare është e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

Me pasaportën e Kosovës, pa vizë mund të udhëtohet në 50 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes e për 107 shtete, nevojitet vizë.

Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në rang evropian, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës, në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.

(Kosova Sot Online)