Kjo është gjendja në pikat kufitare

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 08:43
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Bashkatdhetarët të cilët qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjendja në vendkalimet kufitare raportohet të jetë e qetë, ndërsa në pikën kufitare të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kanë nisur të krijohen kolona.

Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në 30 minuta, kolonat arrijnë deri 100 metra.

Ndërkaq, pikat tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda pesë minutave.

Vendkalimet kufitare me Serbinë kanë qenë të ngarkuara ditëve të fundit, ku pritja në kufi ka zgjatur deri në tri orë.

(Kosova Sot Online)