Rrahje në këtë vend të Kosovës, raportohet se u përdorën thika dhe sëpatë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 08:54
Rrahje në këtë vend të Kosovës, raportohet se u përdorën thika dhe sëpatë

Raportohet se të hënën rreth orës 20:55, gjashtë vetë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)