Detaje nga aksidenti me shtatë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mutivodë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 09:19
Detaje nga aksidenti me shtatë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mutivodë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm në fshatin Llukar të Prishtinës, e ku u lënduan shtatë persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë në këtë aksident kanë pësuar lëndime tre meshkuj dhe katër femra.

Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Llukar, Prishtinë / 01.01.2024 – 15:19. Raportohet për një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)