Ja sa lindje u realizuan gjatë vitit 2023 në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 10:20
Ja sa lindje u realizuan gjatë vitit 2023 në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ndër repartet më të rëndësishme është ai i lehonave në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, ku çdo ditë trajton sëmundjet e grave si dhe lehona që presin fëmijët e tyre të vinë në jetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në çdo fund vit përgjatë kësaj periudhe kohore rifreskohen statistikat e lindjeve.

Që nga paslufta e fundit në Kosovë, në vazhdimësi ka pasur ulje sa i përket numrit të lindjeve në Spitalin e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, tregoi statistikat e lindjeve për vitin 2023.

“Gjatë vitit 2023, në klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë janë kryer gjithsej 8 mijë e 100 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë 3 mijë e 10, lindje me binjak janë 225, lindje me trinjakë janë 11 lindje. Për numrin e gjithmbarshëm, meshkuj janë 4 mijë 80, ndërsa femra 4 mijë 20”, tregoi Ndrejaj.

(Kosova Sot Online)