Cilat dokumente nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 12:08
Cilat dokumente nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari gëzojnë lirinë e lëvizjes, duke mundur të udhëtojnë në 32 shtete pa viza, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më 1 janar, udhëtuan për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët kishin fituar në kuizin e organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

√ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

√ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

√ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

√ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

√ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

√ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

(Kosova Sot Online)