Osmani uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Një moment historik i rëndësishëm

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 13:00
Osmani uron Kosovën për liberalizimin e vizave:  Një moment historik i rëndësishëm

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik edhe për progresion e rajonit në tërësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X.

(Kosova Sot Online)