Berisha: Albin Kurti pa pikë marre në aeroport ju thotë rruga e mbarë atyre që ikin nga Kosova

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 14:10
Berisha: Albin Kurti pa pikë marre në aeroport ju thotë rruga e mbarë atyre që ikin nga Kosova

Kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar Zafir Berisha i NISMA-s, duke thënë se pasi që e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre n airoportë ju thotë rruga e mbarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha tutje ka pyetur se ku ka mbetur premtimi se do të angazhohet për me e kthy “trurin”.

“Pasi e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre në airoportë ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova. Ku mbeti premtimi (mashtrimi) se do të angazhohet për me e k’thy “trurin” në Kosovë pasi të vije në pushtet.” – ka shkruar Berisha.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti e ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e qytetarëve.

“E ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e një polici, a ka më mjerim për një shoqëri e cila ka ardhën në këtë gjendje.” – ka përfunduar Berisha.

(Kosova Sot Online)