Mërgimtarit i vidhet vetura në Prishtinë, ka një kërkesë

  • 03 January 2024 - 10:28
Mërgimtarit i vidhet vetura në Prishtinë, ka një kërkesë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Një veturë e markës gjermane BMW është vjedhur në ditën e parë të vitit në Prishtinë.

Vetura, e cila ishte e parkuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës, i përkiste një mërgimtari.

Pronari i veturës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë policinë nëse e shohin veturën.

“Kjo bmw me targa angleze është vjedhur në periferi të Prishtinës ju lutem nëse e shihni të lajmëroni në këtë numer 049577734 ose policinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)