Ky është çifti i parë i kurorëzuar sivjet në Vushtrri

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 12:59
Ky është çifti i parë i kurorëzuar sivjet në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nisur vitin duke lexuar Deklaratën martesore të parë për këtë vit në Komunën e Vushtrisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai përmes postimit në facebook ka uruar çiftin e ri.

Postimi i plotë:

URIME ÇIFTIT TË RI

Sot me kënaqësi lexova “Deklaratën martesore” për çiftin e ri, që shënon edhe martesën e parë për vitin 2024 në Komunën e Vushtrrisë.

Urime për dhëndrin Mirsad Krasniqi dhe nusen Agnesa Hajrizi.

Çifti i ri u trashëgoftë!

(Kosova Sot Online)