Ngjarje e rëndë: Hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë, vdes 82-vjeçarja në Sarandë

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 14:21
Ngjarje e rëndë: Hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë, vdes 82-vjeçarja në Sarandë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë.

82-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Po vijon puna për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)