Ahmeti: institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 15:28
Ahmeti: institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë ka kërkuar nga institucionet që të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, përcjell "Kosova Sot Online".

Ahmeti ka thënë se vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekëzjarre në ndrrim të viteve. 

Tutje, ai ka thënë se këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Ai ka theksuar se siguria e qytetarëve është primare.

Postimi i plotë:

Këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Kjo nuk guxon të ndodh më.

Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekëzjarre në ndrrim të viteve. 

Siguria e qytetarëve është primare.

(Kosova Sot Online)