“Liberalizimi ka ndodhë pardje”, Batusha: Pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 15:45
“Liberalizimi ka ndodhë pardje”, Batusha: Pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka ironizuar lidhur me liberalizimin e vizave dhe deklaratën që e kishte dhënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vite më parë, se liberalizimi ka ndodhur pardje, transmeton "Kosova Sot Online".

Batusha ka shkruar se pas katër viteve kjo fjalë e famshme po merr kuptim tani.

Postimi i tij i plotë:

Liberalizimi i vizave ka ndodh pardje. Urime!

Po po ka ndodh.Tek pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme.

(Kosova Sot Online)