Xhaferi: Urimi më i mirë për 2024, rifillimi i punimeve në Rrugën A

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 16:18
Xhaferi: Urimi më i mirë për 2024, rifillimi i punimeve në Rrugën A

Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale për rinisjen e punimeve në rrugën “A”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ky është urimi më i mirë për vitin 2024.

“Gjykata Komerciale dhoma e shkalles së dytë, i hapi rruge rifillimit te punimeve ne rrugen A. Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm per mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i cdo qytetari te Prishtines. Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira. Vazhdojmë, nga projekti në projekt”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)