Kjo është mësuesja shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti bashkë me dy fëmijët

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 17:50
Kjo është mësuesja shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti bashkë me dy fëmijët

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin amerikan pasi një punonjës policie vrau gruan e tij shqiptare, dy djemtë e tij e më pa veten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Departamenti i Policisë në Clarkstown, i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43- vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12-vjeç.

Shqiptarja ishte nga Korça dhe me profesion mësuese. Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson, ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Trupat e tyre u zbuluan nga policia, vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson eliminoi gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson, ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Më pas ai iu bashkua forcës së policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County, në vitin 2007 dhe u promovua në rreshter në 2016.


(Kosova Sot Online)