Kadrijaj: Qeveria Kurti e ka kthyer mbrapshtë Kosovën

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 19:30
Kadrijaj: Qeveria Kurti e ka kthyer mbrapshtë Kosovën

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se në situatën në të cilën gjendet aktualisht vendi, kryeministri Albin Kurti do kërkojë vet që ketë zgjedhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“A do të ketë zgjedhje, unë besoj që do të ketë sepse në situatën në të cilën gjendet Kosova ndoshta vet Albin Kurti do të kërkojë zgjedhje sepse në këtë situatë të gozhduar në raport me Asociacionin dhe me temat e tjera për të cilat nuk po ka forcë dhe fuqi të ballafaqohet më të gjitha këto probleme që Kosova është e sanksionuar, mendoj që vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë dhe sa më parë që kjo qeveri do të shkojë në shtëpi është më mirë për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo.

Sipas saj Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa në pothuajse të gjithë sektorët.

“Kjo Qeveri e ka kthyer Kosovën mbrapa në agjenda të integrimit evropian, e ka kthyer prapa edhe në çështje ekonomike, sociale, në arsim, shëndetësi dhe në të gjithë sektorët. E, shihni pakënaqësia e rritur e qytetarëve, çdo ditë kemi protesta, çdo ditë kemi paralajmërime për protesta dhe kjo është e vërteta e kësaj qeverie”, ka thënë ndër të tjera deputetja Kadrijaj.

E, pyetur se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme, Kadrijaj ka thënë se këtë nuk e di, por se 2024 është vit zgjedhor.

“Nuk e dimë, por duke parë që po ballafaqohemi me gjithë këto probleme një ditë të mirë Kurti ndoshta do të zgjohet dhe do ta shkarkojë veten dhe Qeverinë e Kosovës. Si dihet, nuk mundem me ditë por megjithatë është vit që jemi në vit zgjedhor”, ka shtuar ajo.


(Kosova Sot Online)