Vjen paralajmërimi: Viti 2024 është vit zgjedhor në Kosovë

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 20:00
Vjen paralajmërimi: Viti 2024 është vit zgjedhor në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Besnik Tahiri, ka  paralajmëruar se viti 2024 është vit zgjedhor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se “sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”.

Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për gjendjen ekonomike në vend.

”Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”.

“Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)