Boçi: Nuk e dorëzojmë opozitën dhe pluralizmin te Rama

  • A P /
  • 03 January 2024 - 22:40
Boçi: Nuk e dorëzojmë opozitën dhe pluralizmin te Rama

Luçiano Boçi në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për masën ndaj Sali Berishës dhe tubimin e djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit.

Boçi u shpreh se nuk do lejojnë që opozita dhe pluralizmi të dorëzohet te kryeministri Edi Rama, ku këtë të fundit e akuzoi se po godet kryetarin e opozitës. Ndërsa në lidhje me masën ndaj Berishës, tha se është një rast i paprecedentë, teksa shtoi se ky vendim po ngjall revoltë dhe zemërim te qytetarët.

(Kosova Sot Online)