Prishtinë: Gruaja e sulmon fizikisht burrin e saj, nuk u morën vesh për divorc

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 09:32
Prishtinë: Gruaja e sulmon fizikisht burrin e saj, nuk u morën vesh për divorc

Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit, është sulmuar nga bashkëshortja e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë.

E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 03.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)