Paralajmërohet acar në Kosovë, temperatura deri në -8 gradë

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:11
Paralajmërohet acar në Kosovë, temperatura deri në -8 gradë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka paralajmëruar se nga javë e ardhshme në Kosovë do të jetë mot dimëror, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas parashikimit të tyre, temperaturat maksimale do të zbresin në -8 gradë celsius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celsius.

Në njoftim thuhet se do të ketë reshje bore.

Njoftimi i plotë:

JAVA E ARDHSHME ME MOT DIMËROR

Moti i butë pothuajse pranveror që po mbretëron javëve të fundit me temperatura maksimale madje deri në 16°C, ishte paralajmëruar në parashikimet afatgjata nga ana jonë qysh në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.

Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik

Departamenti Meteorologjik - ASHNA

(Kosova Sot Online)