Kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova në Merdar

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:18
Kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova në Merdar

Pika më e ngarkuar kufitare për të dalë nga Kosova është ajo në Merdar, ku pritjet janë deri në dy orë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë, ndërsa në pikat e tjera nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Ky raport është nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i cili është publikuar në orën 10:00.

(Kosova Sot Online)