Vizitë trupave britanike dhe takime me liderët kosovarë, Foreign Office deklarohet për ardhjen e Cameron në Prishtinë

  • S.A /
  • 04 January 2024 - 12:14
Vizitë trupave britanike dhe takime me liderët kosovarë, Foreign Office deklarohet për ardhjen e Cameron në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuara ka lëshuar një njoftim për media lidhur me vizitën që kryediplomati britanik, David Cameroon, po zhvillon në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në komunikatë për media thuhet se Cameroon po e realizon vizitën e tij të parë për vitin 2024 në Kosovë në një kohë të rritjes së jo stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu është treguar se Cameroon do të takojë edhe trupat britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të NATO-s.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen e saj të gjatë për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe ne po luajmë një rol jetik në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që konfliktet e së kaluarës të mos ndizen edhe një herë. Trupat tona po e mbështesin atë stabilitet përmes NATO-s, ekspertët tanë të zbatimit të ligjit po trajtojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe diplomatët tanë po punojnë me partnerët për të ndihmuar në ruajtjen e arritjeve të arritura përmes paqes dhe dialogut”, ka deklaraur Cameroon. 

(Kosova Sot Online )