Vëllai vrau vëllanë e më pas veten, flet pronarja e banesës në Tiranë

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 14:12
Vëllai vrau vëllanë e më pas veten, flet pronarja e banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Freskut sot në Tiranë, ku vëllai ekzekutoi vëllanë e më pas edhe veten, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulzim Faik Cami, 68-vjeç dhe me pas veten.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

"I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)