Vjedhje e rëndë në një shkollë në Shtime

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 14:21
Vjedhje e rëndë në një shkollë në Shtime

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një shkollë në fshatin Gjyrkoc në Shtime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Gjyrkoc, Shtime 03.01.2024 - 14:00. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)