Cameron në KFOR, Ulutash shpreh mirënjohjen për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 15:22
Cameron në KFOR, Ulutash shpreh mirënjohjen për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka vizituar KFOR-in ku është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it

“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR në X ku njoftoi për ardhjen e kryediplomatit britanik.

(Kosova Sot Online)