KFOR’i publikon pamje të karabinierëve italianë duke u trajnuar për kontrollin e turmave dhe trazirave

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 15:31
KFOR’i publikon pamje të karabinierëve italianë duke u trajnuar për kontrollin e turmave dhe trazirave

KFOR’i ka njoftuar se Njësia e Specializuar Multinacionale çdo ditë po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, përcjell “Kosova Sot Online”.

KFOR thotë se janë të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij.

“KFOR MSU Së bashku më të fortë për paqe. Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbajtur kapacitete të larta operacionale. KFOR është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.”

(Kosova Sot Online)