Xhavit Haliti: Gani Geci m’ka godit me boks në korridorin e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 16:45
Xhavit Haliti: Gani Geci m’ka godit me boks në korridorin e Kuvendit të Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë sot se ish-deputeti nga radhët e LDK’së, Gani Geci, e kishte goditur me boks në koridorin e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Halitit, kjo ishte bërë në prani të deputetëve të tjerë dhe policëve, por se askush nuk ka shkuar ta pyes për atë rast.

“Gani Geci më ka goditur boks në koridorin e Kuvendit në prezencë të deputetëve e të policëve. Kërkush s’ka ardh mem vet për atë punë, qysh ke puna”, ka deklaruar Haliti.

Këtë deklaratë, Haliti e ka dhënë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në gjyqin ku ai po akuzohet për sulm ndaj kolegut të tij, Arben Gashit.

(Kosova Sot Online)