Pasi familjarët i dëbuan, ndërhyn policia dhe arreston dy persona

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 18:51
Pasi familjarët i dëbuan, ndërhyn policia dhe arreston dy persona

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, dje ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt deklarojnё se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit (familjarё tё tyre).

Policia menjёherё ka arrestuar tё dyshuarit tё cilёt pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё.

“Pas njё pune intensive tё hetuesёve tё Stacionit Policor nё Deçan, dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot me datё 04.01.2024, ёshtё kryer kontroll-bastisje në adresën e personave tё dyshuar dhe tek te njëjtit janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, njё (1) karikator i sё njejtёs armё, tridhjetё e tre (33) fishekt kal. 9x19mm, njё (1) pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёsё, njёzet (20) fishek tё sё njejtёs armё, njё (1) armё AK-47, dy (2) karikator i sё njejtёs arme, njёqind e njёzet e njё (121) fishek kal: 7.62×39 mm”, njofton policia.


(Kosova Sot Online)