Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për disa të lënduar

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 20:00
Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për disa të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Istog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për media, Fadil Gashi, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

“Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, dhe gjashtë të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)