Kearns e shqetësuar për sigurinë e Sanduloviq i cili u rrah brutalisht

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 21:14
Kearns e shqetësuar për sigurinë e Sanduloviq i cili u rrah brutalisht

Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në “X”, deputetja shkruan:

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)