Në Merdar pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 08:35
Në Merdar pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 08:11) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, në vendkalimin kufitar në Merdar po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta.

Ndërsa, pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta.

(Kosova Sot Online)